United Hospital

BE, presion për marrëveshje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian (BE) është duke u bërë presion dy palëve të angazhuara në bisedime, Prishtinës dhe Beogradit, që sa më parë të arrijnë katër marrëveshjet e shumëpritura, për telekomin, energjetikën, të ashtuquajturin “Parkun e paqes”, dhe për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Kështu ka deklaruar për “Zërin”, një diplomat evropian në Bruksel.

Për këto katër çështje, kryeministri Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandër Vuçiq janë takuar më 23 qershor, ndërsa kanë dështuar që të arrijnë një marrëveshje konkrete. Se presioni vazhdon, të dyja palët e kanë konfirmuar se javën e ardhshme do të takohen përsëri në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Po takimi i radhës në Bruksel me delegacionin e Prishtinës do të mbahet javën e ardhshme”, thuhet në përgjigjen e qeverisë serbe, për gazetën “Zëri”.
Nga Qeveria e Serbisë shtohet se temat që do të diskutohen do të jenë, telekomunikacioni, energjetika, por në veçanti themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, që serbët e quajnë “Zajednica” (Bashkësi). “Themelimi i Bashkësisë është çështja që na intereson më shumë, por të shohim se çfarë do të ndodhë në takimin e radhës”, thuhet më tej në përgjigjen e Qeverisë serbe.

HW

Por siç bën të ditur zyrtari i lartë i BE-së, Bashkësia e Komunave Serbe nuk do të themelohet pa arritjen paraprake të marrëveshjeve për energjetikën, telekomin dhe barrikadën në urën e Ibrit.

Ndryshe, edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka komentuar takimin e javës së ardhshme, ndërkohë që ka hedhur poshtë pretendimet e mediave kosovare, se për gjithçka ishte rënë dakord në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Para gazetarëve në Beograd, Daçiq të enjten ka thënë se “ato që kanë shkruar mediat në Prishtinë se kinse ka pasur marrëveshje për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe ka pasur diskutime për gjenocidin e serbëve në Kosovë, nuk janë të vërteta aspak”. “Kjo tregon papërgjegjshmërinë dhe mungesën e seriozitetit të delegacionit të Prishtinës, i cili është i interesuar në çështjet rreth statusit të Kosovës, në vend se të merren me trajtimin e çështjeve me rëndësi për jetën e përditshme të qytetarëve kosovarë”, ka thënë ndër tjerash Daçiq, në një konferencë shtypi në Beograd./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.