Mobi Casa

BE: Presim dëshmi të fuqishme në luftimin e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
HW

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nga institucionet kosovare po presin dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Muajin e ardhshëm Komisioni Evropian pritet të dalë me raport për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Bashkimi Evropian po pret nga institucionet vendore dëshmi të fuqishme në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, në mënyrë që të përmbushet edhe kriteri i fundit i mbetur për liberalizim të vizave me Kosovën.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se sapo Komisioni Evropian ta vlerësojë se kriteri i fundit për liberalizim të vizave është përmbushur nga pala kosovare, atëherë propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe në fund nga Këshilli i Ministrave.

Mobi Casa

“Shpresojmë që ky proces të përfundojë së shpejti”, kanë deklaruar për “Zërin” zyrtarët e BE-së, duke shtuar se derisa vlerësimi i KE-së është duke vazhduar, atëherë çdo progres që do ta raportojë Kosova do t’i ndihmojë institucioneve të BE-së për të dalë me vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Aktualisht procesi i vlerësimit është duke vazhduar. Ne jemi në kontakte të përditshme me autoritetet kosovare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.