GRANDEMALL

BE: Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi varet nga aftësia e palëve për të gjetur kompromis

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Të shumta janë diskutimet sa i përket zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Por në kuadër të zhvillimit të dialogut, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Alekasandar Vuçiq do të takohen më 19 korrik në Bruksel.

Takimi i radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano.

Peter Stano ka deklaruar se bisedimet në Bruksel janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm , por sa i përket Asociacionit dhe diskutimit të kësaj çështje në kuadër të dialogut Stano deklaroi se nuk mund të japin detaje shtesë para se procesi të përmbyllet.

“Bisedimet në Bruksel janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm mbi të cilin ne nuk duam të japim detaje shtesë, para se të përmbyllet”, tha Stano per lajmi.net.

Ndërsa lidhur me atë se a pritet të zgjasë ende procesi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje finale në mes të dy shteteve, Stano theksoi se për këtë nuk vendosin afate artificiale, por që kjo varet nga aftësia e të dy palëve për të gjetur një kompromis të pranueshëm.

Stano poashtu theksoi se puna në kuadër të zhvillimit të dialogut Prishtinë-Beograd është duke vazhduar, por sa i përket takimeve në kuadër të kësaj presin kohën më të përshtatshme për t’i caktuar.

GRANDEMALL

Ndryshe deklarata të shumta pati radhazi nga zyrtarët e Bashkimit Evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilave i sugjerohet Qeverisë së Kosovës që t’i qaset seriozisht zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Bislimi ditë më parë deklaroi se çështja e Asociacionit nuk është përmendur në asnjë fjali të vetme në takimet e ndara apo të përbashkëta në Bruksel të cilat ai i zhvilloi gjatë vizitës së tij.

Bislimi madje tha se e vetmja çështje ku qëndrimi i Kosovës dhe i BE-së nuk ka qenë i njëjtë kishte të bënte me tabelat KS.

Procesi i dialogut Kosovës-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2011, si dialogu për çështje teknike, për të evoluar më pas në dialog të nivelit politik.

Raundi i fundit i dialogut u zhvillua gjatë muajit të kaluar.

Njëherësh me këtë rast ishte edhe takimi i parë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.