Eko Higjiena

BE: Palët të përmbahen me fjalët dhe veprimet që kundërshtojnë frymën e dialogut

/ 1 minutë lexim

Frederica Mogherini ka pritur në një takim të dialogut të nivelit të lartë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëherisht edhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Frederica Mogherini është deklaruar pas takimit, transmeton lajmi.net.

Hidromorava

“Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që ka dialogu me normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe aspiratat e tyre për BE.” u shpreh Mogherini në një komunikatë për media pas takimit.

Në diskutimet e saj me dy presidentët, Mogherini theksoi nevojën që dy shtetet kanë për të siguruar një mjedis të favorshëm për dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit të marrëdhënieve./Lajmi.net/