FITORJA

BE ofron grante për zhvillim rural

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ismajl Januzi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, e ka mirëpritur ndihmën që BE po ofron për rajonin e lindjes, për herë të dytë, duke inkurajuar bizneset e këtushme që të shfrytëzojnë këtë mundësi për ngritjen e kapaciteteve të tyre zhvillimore.

Agjencioni Rajonal për Zhvillim – Lindje (AZHR) ka organizuar të mërkurën një takim me bizneset e 11 komunave të pjesës lindore të Kosovës, për të prezantuar skemën e granteve rurale të BE-së. Almir Hyseni nga AZHR-Lindje, ka thënë se kjo është një ndihmë tjetër për sektorin privat në komunat e regjionit të lindjes, përmes granteve të BE-së.

Skemën e grateve e ka prezantuar Iva Stamenova, shefe e degës për ambient dhe zhvillim rural në Zyrën e BE-së, e cila ka thënë se grantet janë të ndara në 4 loto dhe janë të parapara për katër sektorë.

Loto 1 synon nën-sektorin e përpunimit të qumështit, loto 2 synon nën-sektorin e përpunimit të mishit, loto 3 synon nën-sektorin e frutave dhe perimeve, duke përfshirë edhe prodhimin e verës, ndërsa loto 4 synon përpunimin e barishteve, bimëve mjekësore, frutave pyjore, nënprodukteve të drurit, kërpudhave dhe turizmin rural.

Për sektorin e qumështit, grantet janë 500 mijë euro, për sektorin e përpunimit të mishit – 1 milion euro, sikurse edhe për atë të frutave dhe perimeve, ndërsa për loton e katërt – 1.5 milionë euro.

GRANDEMALL

Afati për dorëzimin e koncept-projektit është deri më 1 korrik 2014, ka thënë Stamenova.
Kurse Arbana Abrashi nga Zyra e BE-së, dha sqarime për mënyrën e aplikimit për grante, përfshirë edhe detajet teknike që kërkohen në aplikacion, i cili duhet të plotësohet në gjuhën angleze.

Shuma e granteve që mund të përfitohen në këtë fond të BE-së për zhvillim rural, është prej 250-500 mijë euro.

Ismajl Januzi, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, e ka mirëpritur ndihmën që BE po ofron për rajonin e lindjes, për herë të dytë, duke inkurajuar bizneset e këtushme që të shfrytëzojnë këtë mundësi për ngritjen e kapaciteteve të tyre zhvillimore.

Januzi ka premtuar se bashkërisht me RDA-në do të ndihmojnë bizneset në këtë fazë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.