UBT

BE nuk komenton përmbushjen e kritereve për vizat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duket se është angazhuar maksimalisht për liberalizimin e vizave. Madje, ai në çdo takim e vizitë që ka pasur, që nga 18 dhjetori kur është publikuar raporti edhe me tetë kritere shtesë për këtë proces nga BE, është deklaruar i bindur se Kosova ka përmbushur kriteret për vizat.

Ai, deri të premten më 15 janar u ka dhënë afat vartësve të tij për të bërë gati raportin final për përmbushjen e rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

Për më pak se 1 muaj që nga publikimi i raportit, Qeveria shprehet e bindur se ka përmbushur gjashtë nga tetë kriteret për këtë proces.

Eco Higjiena

Mustafa pret që në shkurt Kosova të marrë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave.

Përderisa zyrtarë të vendit po thonë se kanë përmbushur kriteret, Bashkimi Evropian nuk po merret me plotësimin ose jo tetë kritereve. Maja Kociancic, zëdhënëse e BE-së, duke mos komentuar këto deklarata të kryeministrit ka rekomanduar që për këtë çështje të konsultohet raporti i detajuar më kriteret, por edhe komunikata e lëshuar më 18 dhjetor të vitit të kaluar nga BE. E, në këtë komunikatë Dimitri Avramopulos ka sqaruar tetë kriteret dhe obligimet që ka vendi në këtë drejtim. /Tribuna Channel/