RCCOLA

BE nuk ka datë për demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Institucionet e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se BE nuk ka ndonjë datë të caktuar se deri kur Kosova duhet ta ratifikoj Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të marr liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, kanë sqaruar se janë të pasakta deklaratat, sipas të cilave nëse këtë vit nuk hiqen vizat për kosovarët, atëherë Kosova mund të mbetet edhe një kohë të gjatë pa viza.

Për dy pyetjet e dërguar nga lajmi.net, Zyra e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar përgjigje edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë, Zgjerimit dhe Negociatave.

“Zyra jonë në Bruksel ka pyetur Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë, Zgjerimit dhe Negociatave për pyetjet që keni dërguar dhe përgjigja në të dyja pyetjet është: Jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Lunacek për lajmi.net

Përndryshe, ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi është vendosur si kusht për liberalizimin e vizave në vitin 2012 në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizim.

Por, marrëveshja e nënshkruar më 26 gusht 2015 në Vjenë nuk është ratifikuar ende, pasi opozita dhe disa deputetë të koalicionit qeverisës janë kundër kësaj marrëveshjeje, duke thënë se me këtë marrëveshje Kosova i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë.

Kështu koalicioni nuk po arrin t’i siguroj 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit, i cili ka mbetur kushti i fundit për liberalizimin e vizave.

Eco Higjiena

Ulni tensionin e lartë me anë të hudhrës Ulni tensionin e lartë me anë të hudhrës
Për shkak të problemeve me ushqim apo thjeshtë për shkaqe gjenetike, shumë njerëz përballen me tension të lartë të gjakut.

Më shumë se sa ilaçet për trajtimin e këtij problemi, ata që përballen me të janë në kërkim të metodave natyrale për ta trajtuar.

Një nga to është nëpërmjet hudhrës, transmeton Indeksonline.

Sa herë që tensioni juaj ka kaluar vlerat normale, ju duhet të konsumoni pak hudhër dhe tension do të bie menjëherë.

Mirëpo, bëni kujdes me sasinë që konsumoni ngaqë nëse hani shumë hudhër, tensioni juaj mund të ulet shumë.

Ata që përballen me tension të ulët të gjakut, duhet të kenë kujdes me konsumimin e hudhrës./Indeksonline/