RCCOLA

BE nuk e plotëson “kushtin” kryesor të Vetëvendosjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Duket që së paku njëra nga kushtet e Vetevendosjes të bëra koalicionit LAN do të kundërshtohet që tani nga zyrtaret e BE-së.

Derisa Vetevendosje kishte prezantuar kushtet thelbësore koalicionit LAN në shkëmbim të përkrahjes, udhëheqësi i VV kishte kërkuar që dialogu Kosovë – Serbi të udhëheqet nga Komisioneri për Zgjerim e jo Komisioneri i Jashtëm, Maja Kocijancic, zëdhënëse në Komisionin Evropian, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas një kohe do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, raporton Indeksonline.

Këto komente ajo i bëri sot në Bruksel, gjatë një konference për shtyp, e pyetur se a do ta udhëheq dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mobi Casa

“Përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për dialog, që për qëllim e ka normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve është një proces që po vazhdon, i cili do të marrë një kohë të caktuar dhe do të udhëhiqet në mënyrë përkatëse nga përfaqësuesja e re për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe kolegët e saj”, tha Kocijancic.

Derisa në një intervistë për Zërin në korrik, Albin Kurti ka kërkuar si kusht që dialogu të udhëhiqet nga Departamenti për Zgjerim: “Dialogu me Brukselin duhet të kornizohet te Departamenti për Zgjerim i BE-së, ku Brukseli mund t’i parashtrojë nevojat që i sheh, që Kosova duhet plotësuar me Serbinë. Me fjalë të tjera, duhet të kthehemi te dialogu për dialog. Të kthehemi në vjeshtën e vitit 2010, kur Thaçi prapa dyerve të mbyllura negocionte me Baroneshën Ashton, kur edhe ka humbur pjesa më e madhe e betejës për Kosovën”, kishte thënë asokohe Kurti. /Indeksonline/