ARKATANA

BE: Nuk arsyetohet zvarritja e vendimmarrjes për Specialen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian nuk sheh asnjë arsyetim të qëndrueshëm të institucioneve vendore për ta zvarritur edhe më tutje vendimmarrjen për Gjykatën Speciale. Prandaj, ka bërë thirrje që sa më shpejt ajo të themelohet, shkruan sot Koha Ditore.

Dy javë më parë, me propozim të subjekteve në pushtet, është shtyrë për afat të pacaktuar seanca e Kuvendit që kishte në agjendë shqyrtimin dhe votimin e amendamenteve kushtetuese për Specialen.

Kjo, me arsyen se deputetët nuk e posedonin para vetes edhe Draftligjin për këtë gjykatë, i cili është harmonizuar tashmë me BE-në. Ishte arsyetim formal, ngaqë shtyrja qe bërë në mungesë votash, kurse Draftligji nuk ishte fare në rend dite.

Hidromorava

Po kështu, ligjërisht, Draftligji nuk mund të procedohet në Kuvend pa u aprovuar amendamentet.

Kuvendi ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet mbledhja e Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, e në të cilën do të vendoset për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Në pikën që i referohet përgatitjes së seancës, nuk është përfshirë fare vënia në rend dite e amendamenteve kushtetuese për Specialen. Janë 16 pika të rendit të ditës. Asnjëra nuk ka të bëjë me këtë gjykatë.

http://koha.net/?id=27&l=61761

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.