BE njeh flamurin e Kosovës

Ka disa shtete të BE-së që kanë mbetur pa e njohur pavarësinë e Kosovës por ndryshe rezulton në ueb faqen e Bashkimi Evropian. Kjo e fundit, në faqen e saj zyrtare eueom.com, prezanton edhe flamurin e Kosovës, që figuron tek ekipi monitorues i BE-se për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, raporton ora.info.
Për herë të parë një mision i BE-së përdor flamurin e Kosovës, përpos Parlamentit Evropian që e njeh pavarësinë e Kosovës, por që nuk është institucion me kompetenca vendimmarrëse në BE.