Fundamenti

BE: Muri, pjesë e projektit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Muri i ndërtuar para tri ditëve në veri të vendit është pjesë e projektit të Brukselit për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe do të shërbejë si shkallë për lidhjen e unazës së komunikacionit me zonën e këmbësorëve. Ndërsa ministrja Tahiri premton se shkeljet do të korrigjohen, shkruan sot, gazeta Zeri.

Muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se në fakt ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën.

Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve të vendit ende nuk kanë qëndrim të prerë rreth kësaj çështjeje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e saj, të cilët kanë bërë matjet dhe është bërë prerje e një pjese të murit, por nuk e kanë rrënuar atë.

ARKATANA

Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ka thënë se muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka deklaruar Kocijancic./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.