Hidromorava

BE: Lajçak foli për gjithçka me Kurtin, është koha që dialogu të përfundojë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Me rastin e 10 vjetorit të fillimit të fillimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Brukseli vlerëson se procesi gjatë dekadës së mëparshme solli “ndryshime të vërteta” kur bëhet fjalë për jetën e përditshme të njerëzve në rajon.

“Pas 10 vitesh dialog, është koha për të ecur përpara dhe për ta çuar procesin në një fund të suksesshëm”, tha për Tanjug, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, transmeton Gazeta Express.

Stano kujton se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Ljaçak ishte në Beograd dhe Prishtinë javën e kaluar dhe se ai mori garanci nga të dy palët se ekziston dëshira për të vazhduar përfshirjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Tani po punojmë intensivisht nga të dy palët për ta arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet anëtare të BE-së po presin që dialogu të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta shohim Beogradin dhe Prishtinën të angazhuar në përfundimin e suksesshëm të këtij procesi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stano.

Duke komentuar pikëpamjet fituesit të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, zëdhënësi i BE-së tha se udhëheqësit politikë në rajon, përfshirë institucionet e ardhshme në Prishtinë, pritet të punojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe në marrëdhënie konstruktive të fqinjësisë së mirë.

UBT

Ai shton se gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, përfaqësuesi special i BE-së, Lajçak bisedoi “për gjithçka” me Kurtin.

“Ajo që ne presim është bashkëpunimi më i mirë në rajon dhe intensifikimi i proceseve të brendshme të reformës”, tha Stano.

Ai theksoi se çështja e ndryshimit të kufijve, përfshirë shkëmbimin e territoreve ose ndonjë lloj bashkimi, është “një çështje e mbyllur prej kohësh”.

“Qëllimi kryesor i marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme që mbështet stabilitetin rajonal, është e pranueshme për të dy palët në proces dhe është në përputhje me parimet e BE-së. Të dy palët e dinë se çfarë është e mundshme dhe çfarë nuk është”, tha Stano. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.