Fundamenti

BE: Kuvendi të konstituohet sa më parë, partitë të jenë të përgjegjshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, në një përgjigje për Gazetën Express nuk ka komentuar rreth përplasjeve të PAN dhe partive tjera për seancën konstituive.Por, kjo Zyrë u ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëjnë veprime të përgjegjshme në mënyrë që Kuvendi të konstituohet sa më parë. Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak se partitë politike ende nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje rreth vazhdimit të seancës konstituive.

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, kanë thënë se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se partitë duhet të veprojnë me përgjegjësi në mënyrë që të përmbushin detyrimet Kushtetuese dhe ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë bën thirrje që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që partitë parlamentare të veprojnë në mënyrë të përgjegjëgjshme dhe t’i përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE’së për.

UBT

Megjithkëtë, të mërkurën u mbajt takimi konsultativ i partive politike, ku përveç Lëvizjes Vetëvendosje, kanë qenë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Ky takim nuk solli ndonjë rezultat për ta zgjidhur bllokadën që është krijuar rreth konstituimit të institucioneve të reja, megjithatë, përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca e së enjtes të shtyhet për javën e ardhshme dhe që paraprakisht të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ. PAN, ndërkaq, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirru nga deputeti më i vjetër i Kuvendit Adem Mikullovci, i cili po kryeson me seancën për shkak se është deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.