GRANDEMALL

BE: Kurti, nuk do të jetë pengesë për dialogun!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Përfaqësues të Bashkimit Evropian nuk kanë asgjë kundër që dialogun e ardhshëm teknik ndërmjet Beogradit e Prishtinës t’i udhëheqë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Danas, duke u thirrur në burime të veta diplomatike.

Siç kanë thënë bashkëbisedues të “Danas”, Kurti për shkak të qëndrimeve të forta ndaj dialogut nuk ka pasur gjithmonë mirëkuptim të Brukselit, porse tani situata është ndryshuar sepse Kurti deri diku i ka zbutur qëndrimet e veta rreth bisedimeve me Beogradin, transmeton Telegrafi.

Mesazh për opinionin publik serb është se dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë.

FITORJA

“Marrëveshja e nënshkruar në mes të bllokut të opozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në asnjë mënyrë nuk do të jetë pengesë për vazhdimin e dialogut. Është një dokument që ka për qëllim përgatitjen sa më të mirë të bisedimeve”, thotë Avni Arifi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Ndërkaq, Boris Stefanovic ka thënë se “negociatat me Beogradin Kurti do t’i vazhdojë ashtu si do t’i thotë Qeveria e Kosovës”.

Sipas Danas, edhe ish-ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, nuk beson se bisedimet me Prishtinën do të ndalen pasi sipas tij “dialogu është proces i pakthyeshëm”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.