UBT

BE: Kosovën e presin shumë sfida, Kuvendi dhe institucionet të formohen sa më shpejtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, ka bërë thirrje që Kuvendi dhe institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejtë, meqë vendin e presin sfida të mëdha.

Në një intervistë për Telegrafin, zëdhënësja Dinka Zhival thotë se përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kërkon nga partitë parlamentare të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet.

“Kosova përballet me shumë sfida – papunësia e lartë, sistemi arsimor me performancë të ulët, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit – të cilat mbeten pengesë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme që ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, është e rëndësishme që liderët politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në përputhje me interesin më të mirë të popullit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen dhënë Telegrafit.

ARKATANA

Sipas përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Bashkimi Evropian pret përshpejtim në agjendën e reformave që kontribuojnë në këtë rrugëtim.

“Banorët e Kosovës presin udhëheqje të përgjegjshme që do të bëjë përparime të rëndësishme drejtë rrugës evropiane. Është detyrë e udhëheqësve politikë të ecin përpara”, deklaron Zhival. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.