Eko Higjiena

BE kërkon pezullimin e zyrtarëve kosovarë të akuzuar për korrupsion

/ 3 minuta lexim
HW

Dispozita ligjore për pezullimin dhe largimin e zyrtarëve publikë, të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion është njëra ndër rekomandimet e zyrës së Baskimit Evropian në Kosovë.

Përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë listuan gjetjet në Raportin e Progresit që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova përmendi progresin e Kosovës në këtë fushë, por që sipas saj kërkon përmirësime.

“Ajo që mbetet për t’u bërë në fushën legjislative është miratimi i shpejtë i dispozitave në lidhje me pezullimin dhe heqjen e zyrtarëve publikë, përkatësisht të paditur dhe të dënuar për korrupsion. Dispozitat ligjore të nevojshme për ata që janë dënuar, janë futur në Kodin e ri Penal… Kam mësuar gjithashtu se dispozitat përkatëse ligjore për pezullimin e zyrtarëve publikë nën hetim do të futen në Kodin e ri të Procedurës Penale, i cili aktualisht është duke u rihartuar. Ne mezi presim të shohim miratimin me shpejtësi të të dy kodeve nga Kuvendi i Kosovës”, tha Apostolova.

Në anën tjetër, Shefja e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Aleksandra Papadopoulou pati kërkesa të tjera në këtë fushë.

United Hospital

“Nxjerrja e vendimeve që janë pezull dhe e aktgjykimeve që kanë të bëjnë me Panelin e Apelit të AKP-së për palët që banojnë jashtë Kosovës, siç është iniciuar së fundmi, është një arritje e rëndësishme. Ligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme aktualisht është duke u ndryshuar, duke shënuar një hap tjetër të rëndësishëm në sigurimin e vazhdimësisë dhe qëndrueshmërisë së punës së Gjykatës”, tha ajo, raporton Kallxo.com.

“Kosova ende duhet të miratojë Strategjinë Kombëtare për Krimet e Luftës, e cila është hartuar kohët e fundit. Përveç kësaj, ne i bëjmë thirrje Institutit të Mjekësisë Ligjore të bëhet një institucion plotësisht funksional i udhëhequr nga një Drejtor i ri që do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe i mbështetur nga rregulloret e duhura”, shtoi ai.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shpjegoi masat e ndërmarra nga Ministria e tij për të forcuar kornizën legjislative që synon parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas tij, korrupsioni është fenomen i vështirë por temë e pashmangshme

“Korrupsioni është një fenomen që është vështirë të adresohet dhe në të njëjtën kohë problem që nuk mund t’ia lejojmë vetes ta injorojmë. Është me rëndësi të madhe ta luftojmë atë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një rrugë solide drejt ndërtimit të së ardhmes sonë evropiane. Është punë që nënkupton përgjegjësi të madhe, të cilës kjo Ministri e Drejtësisë, si një entitet ekzekutiv, iu ka qasur shumë seriozisht”, tha Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.