BE: Ka disa opsione për Trepçën
Bashkimi Evropian me vëmendje të veçantë po përcjellë situatën në lidhje me Trepçën.
“Është me rëndësi që të shmangim eskalimin e situatës dhe që të gjithë të merren me qetësimin e gjendjes. Ekzistojnë disa opsione që të shmanget likuidimi i Trepçës. Do të ishte mirë që t’i jepet kohë adresimit të kësaj çështjeje konform ligjit të miratuar dje në Parlamentin e Kosovës”, ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Bashkimit Evropian e ngarkuar me çështje të Ballkanit Perëndimor.


