HW

BE-ja s’di si t’i rikthejë në dialog Kosovën dhe Serbinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përderisa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj produkteve serbe, heqja e kësaj tarife vazhdon të jetë kusht i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Në anën tjetër Bashkimi Evropian pohon se nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e palëve në tavolinën e bisedimeve. Në këto rrethana analistët vlerësojnë se këtë vit nuk do të ketë dialog e rrjedhimisht as marrëveshje me Serbinë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Heqja e tarifës 100% ndaj produkteve serbe vazhdon të jetë kushti kryesor i Serbisë për rifillimin e fazës finale të dialogut. Tash kur ky proces ka ngecur për më shumë se 4 muaj për shkak të taksës, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj qëndron pas vendimit të tij se ajo nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia.

Mobi Casa

Analistët politikë e shohin me skepticizëm mundësinë e heqjes së taksës. Duke parë kushtëzimet edhe të Serbisë, por edhe të BE-së ata konsiderojnë se këtë vit nuk do të ketë zhvillim në procesin e dialogut me Serbinë e as arritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me këtë shtet. Se së shpejti nuk do të ketë dialog e ka konfirmuar dje edhe zëdhënësja e Federica Mogherinit, Maja Kocijançiq. Në një intervistë për mediet kosovare Kocijançiq pohoi se aktualisht nuk ka ndonjë alternativë për kthimin e shpejtë të palëve në tryezën e bisedimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.