BE-ja: Sa më parë qeveria e re dhe vazhdimi i dialogut
Bashkimi Evropian kërkon që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojë dialogu me Serbinë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka thënë për gazetën “Zëri” se BE-ja është duke e përcjellë me shumë përkushtim situatën për formimin e qeverisë, duke shpresuar se ajo do të formohet sa më shpejt për të mos mbetur pezull proceset e rëndësishme për vendin.


