Eko Higjiena

BE-ja pret Qeverinë e re për nënshkrim të MSA-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derisa konfirmojnë se Brukseli pret qeverinë e re, burimet demantojnë ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet e BE-së kanë demantuar paralajmërimet e Hoxhajt, se “së shpejti mund të nënshkruhet MSA-ja”. Këto burime pohojnë se kjo Marrëveshje do të mund të “inicializohej” (parafohej) e jo të nënshkruhej së shpejti.

Uji Dea

Inicializimi është vetëm teknik dhe do të thotë se palët pajtohen me tekstin e marrëveshjes. Edhe pse është fjala vetëm për vënien e inicialeve në tekstin e MSA-së edhe për këtë disa qarqe në BE mendojnë se duhet pritur formimin e qeverisë së re, ndërsa disa shtete duan që inicializimi të bëhet tash, sepse kjo është vetëm çështje teknike.

“MSA-ja me Kosovën është bërë duke respektuar neutralitetin e BE-së ndaj statusit dhe ajo nuk e trajton Kosovën si shtet të pavarur, por më shumë bazohet në kontratat të cilat BE-ja i ka me entitetet të cilat nuk janë shtete sovrane. Kjo ka qenë e vetmja mënyrë për të pasur mbështetjen e Këshillit (vendoset me konsensusin e 28 shteteve anëtare) ku ende janë 5 vende të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet”, ka thënë një diplomat i BE-së i përfshirë në procesin e Stabilizim Asociimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.