HW

BE-ja: Presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut

/ 2 minuta lexim
HW

Dialogu Kosovë–Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por vazhdon të mbetet i bllokuar.

Edhe pse janë arritur marrëveshje si ajo e Ohrit në vitin 2023, zbatimi i tyre ka ngecur.

Takimi i fundit për dialogun u mbajt në qershor 2025 në Bruksel, mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e Peter Sorensen, mirëpo ky takim nuk prodhoi asnjë rezultat konkret.

Për FrontOnline, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE, si lehtësues i Dialogut Beograd–Prishtinë, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura.

HW

‘’ Për Dialogun Beograd-Prishtinë Bashkimi Evropian, si lehtësues i Dialogut, po punon me palët drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke trajtuar të gjitha çështjet e pazgjidhura’’, tha një zëdhënës i BE-së

Sipas zëdhënësit, BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE.

‘’BE pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin me shpejtësi angazhimet e tyre në kuadër të Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre drejt anëtarësimit në BE. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE’’, thanë nga BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.