UBT

BE-ja përgatit terrenin për mandatin shtesë të EULEX-it

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian është duke përgatitur terrenin që t’i sigurojë edhe një mandat shtesë misionit të EULEX-it në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është përmendur edhe në konkluzionet e pakos së zgjerimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për Kosovën. Derisa zyrtarë të BE-së kanë thënë se për këtë do të vendosin 28 shtetet anëtare të BE-së, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë mohuar të jetë ngritur kjo çështje.

Në pikën shtatë të konkluzioneve të Këshillit të BE-së, Kosovës i kërkohet të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe të “kontribuojë aktivisht në zbatimin e plotë dhe të papenguar të mandatit të këtij misioni, duke përfshirë edhe një mandat të rishikuar pas qershorit të vitit 2016”.

Uji Dea

Nga Zyra e BE-së në Kosovë nuk kanë dashur të komentojnë shumë për mundësinë edhe të një mandati të EULEX-it

http://koha.net/?id=27&l=90203