GRANDEMALL

BE-ja nuk bën pazare me Qeverinë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Vlerësimi pozitiv për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, që u dha nga Komisioni Evropian në muajin prill, i ka ekzaltuar aq shumë zyrtarët e shtetit të Kosovës, koalicionin PDK-LDK, duke iu premtuar qytetarëve se tani krahas fillimit të zbatimit të MSA-së edhe e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen do t’ju njihet shumë shpejt, madje për ta shfrytëzuar edhe para pushimeve të verës.

Shtyrja e liberalizimit të vizave i kthehet ‘Bumerang’ koalicionit

Analistët: Pushtetarët vazhdojnë ta gënjejnë popullin

“Mungesa e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit brenda këtij shteti të varfër dhe ngecja në zhvillimin ekonomik, i kanë vënë në dilemë edhe shtetet që ndër të parat na kanë pranuar si shtet të pavarur dhe tani hezitojnë të japin votën e tyre për liberalizimin e vizave”, thekson analisti Ali Hertica

Vlerësimi pozitiv për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, që u dha nga Komisioni Evropian në muajin prill, i ka ekzaltuar aq shumë zyrtarët e shtetit të Kosovës, koalicionin PDK-LDK, duke iu premtuar qytetarëve se tani krahas fillimit të zbatimit të MSA-së edhe e drejta e udhëtimit pa viza në zonën Schengen do t’ju njihet shumë shpejt, madje për ta shfrytëzuar edhe para pushimeve të verës.

Uji Dea

Analistët politikë vlerësojnë se ky nxitim qeveritar, me një premtim super-mashtrues për qytetarët, vetëm sa do ta zbehë akoma më shumë besimin në politikën që udhëheq vendin dhe do të ndikojë në komprometimin e tyre akoma më të madh, si zyrtarë të shtetit që asnjëherë nuk janë seriozë kur i japin premtimet publike. Edhe parashikimi për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti mund të mos jetë aspak i sigurt.

Maskarada e pushtetit

Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimeve evropiane, analistit Florim Zeqa, koalicioni qeverisës PDK-LDK, si koalicion mashtrues, për tejkalimin e krizës politike në vend e kishte konsideruar rekomandimin e KE-së për liberalizimin të vizave, si një punë të kryer, me qëllim të mashtrimit të opinionit për konsum të brendshëm politik.

Mirëpo, tani kjo gënjeshtër afatshkurtër po del në shesh dhe do t’i kthehet me një ndëshkim të madh nga qytetarët e tej mashtruar. “Gjendja e vështirë socio-ekonomike në vend kishte bërë që tek një pjesë e madhe e opinionit vendor të krijohet një eufori e paparë dhe shpërqendrim i vëmendjes nga situatat shpërthyese në vend, tek qëllimi i largimit të përkohshëm (përhershëm) nga vendlindja e tyre.

Mirëpo, përpos kushtëzimeve të rënda për liberalizim nga ana e Komisionit Evropian, janë dy shtetet më të fuqishme dhe me më ndikim në zonën “Schengen”, siç janë Gjermania dhe Franca që kanë venitur shpresat e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në vjeshtën e këtij viti!”, theksoi ai. “Siç po shihet, përkundër gatishmërisë së pushtetarëve aktual në Prishtinë për bërjen e pazareve politike në dëm të popullit të tyre, janë shtetet perëndimore dhe ato me ndikim në eurozonë që nuk duan të bëjnë pazare me qeveritë e zhytura në krim të organizuar dhe korrupsion, që i bëjnë qytetarët të ndihen të pashpresë për jetë në vendin e tyre”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”. “Pra, loja dhe maskarada mashtruese e pushtetarëve me liberalizimin e vizave ka bërë që të komprometohet akoma më tepër besimi i qytetarëve në koalicionin mashtrues, denigrues dhe thyerës të shpresave të qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.