United Hospital

BE-ja mund të negociojë me Serbinë për pranim në BE, Kosova vetëm kandidate potenciale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, foli në favor të pritjes së shteteve të Gadishullit Ballkanik Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i BE-së do të ketë efekte pozitive të paqes dhe prosperitetit, transmeton Gazeta Express.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin dhe Evropën në tërësi”, u citua të ketë thënë Sassoli nga media gjermane të shtunën, shkruan Evropa e Lirë.

BE-ja tashmë mund të negociojë pranimin e Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë kandidatë zyrtarë, shkruajnë këto media.

Mobi Casa

Bosnja dhe Kosova konsiderohen kandidate potenciale për anëtarësim.

Procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan përballet me shumë pengesa, përfshirë armiqësitë ndëretnike në rajon. Bullgaria vuri veton në fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore vitin e kaluar mbi mosmarrëveshjet mbi gjuhën dhe historinë e të dy vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.