HW

BE-ja me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndonëse ka ardhur deri te transferimi i pushtetit lokal në katër komunat në veri – zhvillim që u përshëndet nga faktorët relevantë ndërkombëtarë dhe që ishte ndër kushtet kryesore për heqjen e masave – duket se Bashkimi Evropian ende nuk është i gatshëm të ndërmarrë këtë hap, të paktën jo para zgjedhjeve.

Në kuadër të miratimit të konkluzave për takimin ministror të dhjetorit, po zhvillohen diskutime mes shteteve anëtare për formulimin e mesazhit që i referohet heqjes së masave.

Sipas burimeve diplomatike të RTK-së, ekzistojnë ndasi sa i përket qasjes ndaj kësaj çështjeje. Shtetet janë të ndara mes atyre që dëshirojnë heqjen e menjëhershme dhe atyre që preferojnë një qasje graduale.

Mobi Casa

Ndasitë janë të pranishme edhe mes institucioneve evropiane. Ndërsa Shërbimi i Veprimit të Jashtëm, nën drejtimin e kryediplomates Kaja Kallas, mbështet heqjen e plotë të masave, Komisioni Evropian, sipas burimeve, mban qëndrimin e shteteve anëtare që hezitojnë t’i largojnë tërësisht masat.

Takimet në nivel ambasadorësh do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, pasi duhet gjetur kompromisi për formulimin që do të përdoret në konkluzat e 16 dhjetorit sa i përket masave.

Ajo që është e qartë në këtë moment është se, pavarësisht premtimeve të mëhershme se heqja e masave do të ndodhte pas transferimit të qetë të pushtetit lokal, tani po kërkohet një riformulim që e ruan premtimin për heqjen e masave në të ardhmen, por jo menjëherë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.