FIDANISHTJA

BE-ja llogarit në “faktorin Merkel” për sukses në dialog

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për dallim nga herët e tjera, të hënën, që në mëngjes, pritet të fillojë raundi i ri i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, shkruan sot Koha Ditore.

Takimi Mustafa-Vuçiq pritet të zgjasë së paku deri në orët e vona të pasdites, por kësaj radhe në BE shpresojnë se vërtet do të ketë rezultate konkrete, të cilat munguan në takimin e fundit, javën e kaluar.

Atëherë u tha se kanë arritur “përparim të dukshëm”, por jo edhe marrëveshje konkrete për katër temat për të cilat ishte biseduar.

FIDANISHTJA

U bisedua për energjinë, telekomin, krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe për të ashtuquajturin “Park i paqes” në urën mbi lumen Ibër, në Mitrovicë, që në fakt është një barrikadë që ndan këtë pjesë të qytetit, përcjell koha.net. Vetë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, kishte bërë të qartë se në takimin e radhës pret formalizimin e marrëveshjeve në disa pika.

http://koha.net/?id=27&l=64138

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.