Hidromorava

BE-ja i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit: Zgjedhjet në veri të shpallen sa më shpejtë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga Bashkimi Evropian, për shkakun se nuk përfilli kërkesat e Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Për shumë javë, situata atje u paraqit e tensionuar, saqë pati edhe lëndime të ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e policisë.

Por, vetëm pas kësaj Qeveria e Kosovës ra dakord me Bashkimin Evropian në disa pika për shtensionimin në veri.

Dakordimi Kosovë-BE erdhi në një takim joformal të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Bratislavë.Në këtë marrëveshje në njërën prej pikave përmendet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri.

E, zgjedhjet janë bërë përsëri temë diskutimi.Është pikërisht kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi i cili të hënën tha se zgjedhjet në veri duhet të shpallen atëherë kur Bashkimi Evropian largon sanksionet që ia ka vendosur Kosovës.

Deklaratën e Bislimit e ka mbështetur edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

FITORJA

Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se nuk mund të shpallen zgjedhjet në atë pjesë pa u bërë deeskalimi i plotë.Për këto kushtëzime për Front Online kanë folur nga zyra e Bashkimit Evropian.

Ata nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e zv. kryeministrit Bislimi.“Ne nuk komentojmë komentet. Ne, megjithatë, shfrytëzojmë rastin të ritheksojmë se BE-ja pret që palët të zbatojnë kërkesat e BE-së siç përshkruhet në deklaratën e 27 shteteve të BE-së nga 3 qershori 2023”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Nga zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejtë.“Kjo përcakton qartë se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të organizohen në një mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse në të katër komunat e Kosovës me popullatë serbe në veri”, thuhet më tutje në përgjigjen e BE-së.

Nga Bashkimi Evropian presin që edhe serbët të marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të zhvillohet, dhe jo njëjtë siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.“Serbët e Kosovës pritet të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka deklaruar nga BE-ja për Front Online.

Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë në veri, nën përcjelljen e policisë, hynë në ndërtesat komunale. Serbët në veri kanë protestuar duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve dhe njësive speciale të Polici.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.