GRANDEMALL

BE-ja i kërkon Serbisë të jetë konstruktive në propozimin evropian për Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar nga Serbia të kapërcejë menaxhimin e përhershëm të krizës në raport me Kosovën.

Këto komente, Borrelli i bëri pas një takimi që pati sot me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bruksel.

“Për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për të kapërcyer menaxhimin e përhershëm të krizës, dhe për këtë arsye pret angazhim konstruktiv në propozimin e fundit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Ai e ka vlerësuar pozitivisht ndërhyrjen publike të Presidentit Vuçiq për këtë çështje dje. Përfaqësuesi i Lartë më tej nënvizoi rëndësinë që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e Dialogut që janë në pritje, duke përfshirë themelimin e Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit, raporton Klankosova.tv.

Ai i ka kërkuar shefit të diplomacisë serbe që vendi i tij të vazhdojë me reformat në sundim të ligjit dhe në liri të mediave.

FITORJA

Po ashtu, Borrelli i kërkoi Daçiqit që “Serbia, si vend kandidat, të jetë me BE-në në raport me qëndrimet dhe vendimet e politikës së jashtme të BE-së, në linjë me zgjidhjen e saj strategjike të integrimit në BE”.

Daçiqin në takim e ka pritur edhe shefi i Dialogut, Miroslav Lajçak.

“Shkëmbyem pikëpamjet për dialogun mbi normalizimin e raporteve në kontekst të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçaku në Twitter.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.