Hidromorava

BE-ja i dorëzon Kosovës dhe Serbisë versionin e fundit të propozimit franko-gjerman

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkimi Evropian u ka dërguar Kosovës dhe Serbisë, tekstin e fundit të propozimit franko-gjerman për çështjen e dialogut.

Kështu ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

“Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe tashmë janë ata që duhet të nisin diskutime serioze, sepse është një moment që ka mundësi të madhe”, ka thënë Borrell.

Ai ka shtuar se ky është një moment i rëndësishëm dhe se palët duhet të angazhohen në dialog.

ARKATANA

“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka përfunduar tashmë duhet të angazhohen në dialog me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës”, u shpreh Borrell.

Ai tutje ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Nga ana jonë jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit për ta mbështetur për tu përballet me pasojat e luftës, krizës së energjisë”, tha Borrell. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.