BE-ja ende nuk i ka hequr të gjitha pengesat për nënshkrimin e MSA-së
Duket se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës nuk është vetëm një formalitet siç besohej më parë, kur Komisioni kishte përmbyllur procesin e kësaj marrëveshjeje, shkruan sot Koha Ditore.
Tash ajo ndodhet në procedurë në Këshillin e Bashkimit Evropian, ku vendet anëtare, të gjitha njëzëri, duhet të bien dakord për të mandatuar përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, që në emër të BE-së ta nënshkruajë atë marrëveshje, e cila do të shënojë raportet e para kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës.
Në Komisionin Evropian vetëm thonë se “procedura po vazhdon në Këshill” ndërkohë që disa burime diplomatike pranojnë se ka ende paqartësi që duhet sqaruar para nënshkrimit të saj dhe disa burime të tjera e lidhin nënshkrimin edhe me disa zhvillime politike në Kosovë dhe në Serbi.
http://koha.net/?id=27&l=60565


