UBT

BE-ja e prerë: Asociacioni është detyrim, Kosova të propozojë si do ta zbatojë marrëveshje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar kur në vitin 2013 është arritur marrëveshja për Asociacionin e më pas është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosova duhet ta gjejë mënyrën se si të implementohet Asociacioni.

Sa për takimin e sotëm në Bruksel, mes palës kosovare dhe asaj serbe, që ndodh në nivel të ekspertëve, Stano ka thënë se po bisedohet vetëm për çështjet financiare dhe pronësore.

Për aranzhimet për komunitetet ai ka thënë se do të bisedohet në takimin e radhës.

“Për Asociacionin mund të them se Kosova është futur në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është konkluduar në mirëbesim të palëve dhe kurrë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Kështu Kosova ka marrë një detyrim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë mënyrën për ta implementuar këtë marrëveshje”, ka thënë Stano. “Sa për përmbajtjen e diskutimit nuk kemi diskutuar ne. Ne e ndajmë vetëm agjendën. Kur vjen te agjenda e sotme, këtu kemi dy kryenegociatorët dhe siç është pajtuar në takimin e kaluar të nivelit më të lartë mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Hoti, tema janë çështjet financiare e pronësore dhe aranzhimet për komunitetet. Këto janë tema komplekse, të dy palët janë pajtuar që sot të përqendrohen vetëm te çështjet financiare e pronësore. E në takimin e radhës, që do të ndodhë në ditët në vijim, të bisedohet për punën e aranzhimeve për komunitete”.

Eco Higjiena

E në pyetjen e korrespondentit të KOHËS, Agustin Palokaj, se pse BE-ja po i referohet komunitetit joshumicë kur po flitet për këtë dialog dhe nëse po ia jep të drejtën Beogradit të flasë për gjitha komunitetet joshumicë në Kosovë, Stano ka qenë i shkurtër.

“Ne e kemi propozuar agjendën siç është pajtuar nga dyja palët. Emrat e temave siç janë pajtuar. Është e gjitha që mund të them”, ka thënë Stano.

Të mërkurën, pikën e rendit të ditës për çështjet ekonomike e kishte prezantuar edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Megjithatë, Serbia i kishte reaguar duke thënë se për të pikë e parë është çështja e Asociacionit. Ndërkohë në Kosovë, të mërkurën presidenca kishte kërkuar një rezolutë urgjente nga Kuvendi që t’ia ndalojë kryeministrit Avdullah Hoti dialogimin për Asociacionin në Bruksel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.