Hidromorava

BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në fund të muajit shtator Kosovën do ta vizitojë një mision vlerësues i Bashkimit Evropian për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë, konkretisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë për “Zërin” se dërgimi i këtij misioni ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian, ndërsa kanë pohuar se ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave. Kurse ministrja, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky mision nuk ka ndikim në procesin e liberalizimit.

Nga data 24 deri më 28 shtator në Kosovë do të qëndrojnë disa ekspertë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të një misioni vlerësues, të cilin e dërgon Komisioni Evropian për të parë përparimin e Kosovës në fushën e drejtësisë, përkatësisht për progresin në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile, komerciale dhe për çështjet që lidhen me to.

Zyra e BE-së në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Komisioni Evropian rregullisht bën misione të rishikimit, duke përfshirë këtu edhe ato në fushën e sundimit të ligjit.

FIDANISHTJA

Sipas kësaj Zyre, kjo ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian.

Zyra e BE-së në Prishtinë po ashtu ka thënë se ky proces ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.