Mobi Casa

“BE-ja duhet të heqë dorë nga barazimi i fajit, në rastet kur Serbia ka më shumë faj”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian duhet të heqë dorë në mënyrë imediate nga qasja ku bënë përgjegjës të barabartë Kosovën dhe Serbinë, kur në të vërtetë Beogradi zyrtar për një rast të caktuar është shumë më fajtor, thotë në një intervistë për Albanian Post, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Diplomati Delawie i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-ve në Kosovë për një periudhë tre vjeçare mendon se BE-ja në situatën e Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë levat në dorë e ta fus dialogun në binarë, stacioni i fundit i së cilës është zgjidhja e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.

Më 18 shtator Albanian Post publikoi pjesërisht dokumentin i cili përmban kornizën e re franko-gjermane, i cili më vonë u pagëzua si propozim i BE-së. Ndërsa më 12 nëntor Albanian Post publikoi dokumentin në fjalë në tërësi.

GRANDEMALL

Delawie, i cili tashmë ligjëron lëndën e diplomacisë në Universitetin “George Mason”, thotë se e ka parë propozimin franko-gjerman të publikuar nga Albanian Post, plan që propozon zgjidhje sipas modelit të dy-Gjermanive.

Ai thekson se gjithmonë ka besuar që pikërisht Marrëveshja e Dy Gjermanive, ka mundur të ofrojë një model të dobishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.