Mobi Casa

BE-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian e ka pranuar faktin që nuk do të merret asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin shefi i Zyrës për BE-në në Kosovë, Samuel Zhbogar, për Kohën Ditore, ka thënë se do ta respektojë.

Dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese nga presidentja, sipas Zhbogarit, BE-ja e ka parë si përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuale.

Ai konsideron që bllokada në Kuvend nuk bëhet për shkak të marrëveshjeve me Serbinë për Asociacionin dhe të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmend arsye të tjera që thotë se qëndrojnë pas saj. Shefi i BE-së në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” i ka vlerësuar të paarsyeshme edhe thirrjet për tërheqje nga marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

UBT

Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka folur edhe për ngecjet e evidencuara në Raportin e Progresit për Kosovën. Ka komentuar edhe vendimin e koalicionit PDK-LDK për t’i propozuar partiakët e tyre në bordet e pavarura.

Në intervistë Zhbogari ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, arsyet e vonesave në themelimin e Gjykatës Speciale, si dhe rrezikun që i kanoset Kosovës e rajonit nga terrorizmi dhe ekstremizmi.

http://koha.net/?id=27&l=84586