Fundamenti

BE-ja debaton skandalet e EULEX-it “prapa dyerve të mbyllura”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që në ditën e parë të punës së saj në këtë post, temë të parë të punës thuhet t’i ketë pasur skandalet e Misionit të EULEX-it në Kosovë, sepse, sipas fjalëve të zëdhënëses së saj, dëshiron që kjo çështje të zgjidhet me “transparencë maksimale”. Në përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe ndryshimet e kabinetit të përfaqësueses së lartë janë ndërruar pothuajse të gjithë zëdhënësit.

Por, Maja Kocijançiq, e cila ka qenë zëdhënëse e Baroneshës Ashton, do të jetë zëdhënëse edhe e zonjës Mogherini, por edhe e komisionerit për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit.

ARKATANA

Ajo, duke iu përgjigjur pyetjeve për zhvillimet më të reja lidhur me skandalet e EULEX-it, të hënën, ka thënë se “është në interesin tonë që të sqarojmë dyshimet me transparencën më të madhe të mundshme”.

“Kemi një shef të ri të misionit dhe një përfaqësuese të lartë të re dhe që të dy këta janë duke u marrë me këtë çështje. Përfaqësuesja e lartë, Mogherini, ka pasur takimin e saj të parë për këtë çështje që sot, në ditën e parë të punës. Ajo është duke shikuar të gjitha mjetet e mundshme që të merret me këtë në një mënyrë transparente, të sqarojë gjërat dhe të ruajë kredibilitetin e misionit”, ka thënë kjo zëdhënëse. /koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.