BE ia bllokon AKI-së përgjimet

Drejtues të Bashkimit Evropian(BE) i kanë bërë “bllok” përgjimeve të bisedave, komunikimeve elektronike të kosovarëve nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës(AKI) pa vendim të Gjykatës.
Me Projektligjin për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, Qeveria e Kosovës ia kishte përgatitur terrenin AKI-së për përgjimin e qytetarëve edhe pa urdhër paraprak nga Gjykata, mirëpo një iniciativë e tillë është kundërshtuar fuqishëm nga ndërkombëtarët.
Sipas burimeve të gazetës “Zëri” institucionet ndërkombëtare kanë kërkuar nga Qeveria që të bëjë ndryshme në draft ligjin e fundit të përpiluar mbi “Përgjimin e komunikimeve elektronike”….(Zëri)