UBT

BE i reagon Kurtit: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Bashkimi Evropian ka thënë të premten se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh që draft-statuti evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikut, dhe i bëri thirrje Kosovës ta dërgojë atë në Gjykatën e vet Kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin në Komisionin e Venedikut.

Por, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin: më 2013 dhe 2015.

Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim.

Më vonë, kryeministri Kurti e cilësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

Mobi Casa

“BE dhe QUINT e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe pritjet për hapat e radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve të Brukselit [të viteve 2013 dhe 2015] lidhur me themelimin e Asociacionit, më saktësisht që drafti evropian për statutin t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar atë si të pranueshëm”, tha Stano.

Ai e përsëriti se draft-statuti evropian ishte shkruar nga ekipi i të Lajçakut me ekspertë eminentë ligjorë, sikur edhe ekspertë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi palët nuk ishin në gjendje të angazhoheshin në procesin e tyre të hartimit.

“Pas prezantimit të draftit evropian para kryeministri Kurti dhe presidentit [serb Aleksandar] Vuçiq në tetor të vitit 2023, hapi i radhës duhet të bëhet nga Kosova në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015” shtoi ai.

“I takon Kosovës që, si pjesë e Komisionit të Venedikut, të kërkojë këshilla ligjore për draft legjislaturën, apo legalizimin që tashmë është në fuqi, përfshirë edhe draft-statutin evropian” theksoi Stano.

Në fund, Stano i përsëriti thirrjen dhe pritjet që Kosova të veprojë për këtë çështje “me shpejtësi dhe të ndërpresë vonesat tjera në përmbushjen e obligimeve të saj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.