Eko Higjiena

BE: Hiqeni taksën, angazhohuni në dialog!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bashkimi Evropian tash e dy muaj është duke bërë presion ndaj qeverisë “Haradinaj” për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë. Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka thënë se Brukseli pret të hiqet taksa dhe të dyja vendet të angazhohen për vazhdimin e dialogut, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Për më shumë se dy muaj, prejse Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, Bashkimi Evropian (BE) nuk po ndalet së ushtruari presion ndaj Kosovës për heqjen e kësaj tarife. Por të njëjtën gjë BE-ja nuk po e praktikon edhe me Serbinë, e cila nuk po rresht së bëri luftë diplomatike ndaj shtetit të Kosovës.

FIDANISHTJA

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake. Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Mirëpo Kocijançiq nuk është përgjigjur rreth pyetjes së parashtruar nga gazeta, nëse po bëhet presion edhe ndaj shtetit serb, kur kihet parasysh fakti që Serbia aktualisht është në ofensivë për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe për pengim të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë procesi i bisedimeve me Serbinë po vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në dialog deri në heqjen e tarifës. Por Qeveria e Kosovës, as pas presionit të ardhur nga ndërkombëtarët, nuk po zmbrapset nga vendimi i marrë më 21 nëntor 2018 për vendosjen e taksës në fjalë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.