GRANDEMALL

BE: Gjyqësori në Kosovë vuan nga ndërhyrjet politike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjykata Evropiane e Auditorëve ka rishikuar ndihmën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në fushën e sundimit të ligjit.

Në raportin që ka publikuar ky mekanizëm, thuhet se kjo ndihmë nuk ka qenë mjaft e efektshme.

“Edhe pse BE-ja ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve, sidomos në fushën e doganave, policisë dhe gjyqësorit, ajo ka pasur vetëm sukses modest. Nivelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë mbeten të larta”, thuhet në raport, siç transmeton Evropa e Lire.

Sipas tij, “gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrjet politike dhe mungesa e transparencës”.

GRANDEMALL

Kapaciteti i kufizuar i Kosovës për të mbrojtur dëshmitarët kyçë dhe vështirësitë për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë vendit, janë mangësi të rëndësishme, thekson raporti, duke shtuar se në pjesën veriore të Kosovës nuk ka pasur pothuajse fare përparim në vendosjen e sundimit të ligjit.

“Autoritetet e Kosovës trajtojnë priorite të pamjaftueshme për sundim të ligjit dhe mbështetja e BE-së duhet të jetë më efektive”, ka thënë Gijs de Vries, anëtar i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, njëherësh përgjegjës për raportin.

Në krahasim me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, në rastin e Kosovës, nxitja e anëtarësimit potencial në BE rrezikohet nga mungesa e një qëndrimi të përbashkët të BE-së ndaj pavarësisë së saj, thekson pos tjerash raporti i Gjykatës Evropiane të Auditorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.