GRANDEMALL

BE: Është koha që të çgetoizohen kosovarët

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në një përgjigje dhënë “Zërit” ka rikonfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim dhe rrjedhimisht është koha e duhur që kosovarëve t’u hiqen vizat. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për ta forcuar sistemin e drejtësisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, 28 shtetet anëtare të BE-së ende s’e kanë dhënë fjalën e fundit për këtë proces. Zyrtarë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë i kanë thënë “Zërit” se pavarësisht që u takon shteteve anëtare të marrin një vendim final, është koha e duhur që kosovarëve t’u liberalizohen vizat. “Procesi i vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdon.

Siç tha përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Helsinki, Komisioni Evropian i ka sugjeruar Këshillit që ka ardhur koha për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo me këtë rast shtoi se tani i takon Këshillit ta marrë atë vendim, duke shprehur besimin se është koha e duhur që populli i Kosovës të marrë liberalizmin e vizave”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre.

Uji Dea

Mirëpo derisa heqja e vizave të ndodhë, Zyra e BE-së ka theksuar se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet për sundimin e ligjit, të sigurisë dhe të migracionit. “Siç e dini raporti i Kosovës për vitin 2019 e ka përsëritur mbështetjen e Komisionit Evropian për përfundimin e këtij procesi si çështje urgjente. U takon shteteve anëtare të BE-së, të përfaqësuara në Këshillin e BE-së, së bashku me Parlamentin Evropian, të marrin vendimin përfundimtar. Ndërkohë është e rëndësishme që Kosova t’i demonstrojë përpjekjet e saj të vazhdueshme për sundimin e ligjit, për të pasur nën kontroll migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin përfundimtar të shteteve anëtare të BE-së”, thuhet tutje në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër njohësit e çështjeve të integrimit shprehen skeptikë se deklaratat e fundit të zyrtarëve të BE-së mund ta përshpejtojnë heqjen e vizave. Sipas tyre, një gjë e tillë varet direkt nga përmirësimet që Kosova i bën në fushën e sundimit të ligjit, si dhe indirekt nga rrjedhshmëria e bisedimeve me shtetin serb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.