Uji Dea

BE e zhgënjyer për skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka konsideruar zhgënjyese skenat e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot.

Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

Uji Dea

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.

Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, përleshjet fizike mes deputetëve opozitarë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe pjesëtarëve të Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik janë dënuar edhe nga disa aktorë të ndryshëm./Telegrafi/