UBT

BE do t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave me kushte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe mund të ndodh. Por me disa kushte.

Në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag” shkruan se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme. Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit, transmeton RTK shkrimin e kësaj gazete.

Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim.

FIDANISHTJA

Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e më pas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti.

Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”.

Sipas këtij plani në fjalë për Turqinë do të vlente kjo nëse Turqia nuk i kthen prapa refugjatët nga Greqia, kurse për Ukrainën kjo vlen në rast se ajo s’i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën, e Kosova e Gjeorgjia do të pësonin në rast se nga këto vende do të ketë azilkërkues në vendet anëtare të BE-së

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.