Fundamenti

BE: Dialogu të jetë prioriteti i jashtëm më i rëndësishmi i Kosovës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Bashkimi Europian po e sheh të udhës që institucionet e reja të Kosovës të kapin mundësinë që po iu ofron me lehtësimin e dialogut me Serbinë për të arritur që të përmbyllin me sukses një marrëveshje për pajtim.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë për Klankosova.tv se prioritetet që ka caktuar kryeministri Albin Kurti janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por kjo sa u përket punëve të brendshme.

Dialogu, sipas tij, është prioriteti më i rëndësishëm i jashtëm që Kosova ka përpara.“Kur bëhet fjalë për prioritetet e Qeverisë, nuk ka konkurrencë në mes prioriteteve individuale. Prioritetet e brendshme të Kurtit janë shumë të rëndësishme. Por, në të njëjtën kohë dialogu është prioriteti më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Kosovës dhe nuk duhet të shihet si i ndarë apo që s’përputhet me prioritetet tjera që i ka përmendur kryeministri”, ka thënë Stano.

Kurti edhe këtë të mërkure bashkë me zëvendësen e tij, kryediplomaten Donika Gërvalla, kanë ripërsëritur prioritetet qeverisëse në një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian në Kosovë.

Fundamenti

Ai para tyre ka përsëritur se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.Temën e dialogut në këtë takim e ka prekur ministrja Gërvalla, e cila ka thënë se e mirëpret interesimin e BE-së për dialogun, por se me rëndësi është fokusi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Por, tjetër fokusim të Kosovës në politikën e jashtme po pret BE-ja.“BE-ja dhe shtetet anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara tyre për të sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”, ka thënë Stano.

Në anën tjetër, Stano nuk ka bërë të ditur për datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke shtuar se kjo do të njoftohet në një kohë të përshtatshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.