Mobi Casa

BE dhe SHBA në Samitin në Bruksel bëjnë një zotim për dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord sot në Samitin në Bruksel se do të intensifikojnë bashkëpunimin për çështje të shumta globale, përfshirë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë në një deklaratë të përbashkët se qëllimi i samitit të sotëm ishte rinovimi i Partneritetit Transatlantik dhe vendosja e një axhende të përbashkët transatlantike për epokën post-pandemike, përcjell Gazeta Express.

Hidromorava

Të dy palët u zotuan të forcojnë bashkëpunimin për shumë çështje, sikundër janë lufta kundër pandemisë ndryshimi i klimës, marrëdhëniet me Rusinë, Kinën, Iranin dhe një pikë e deklaratës i referohet Ballkanit Perëndimor.

“Ne synojmë të forcojmë më tej angazhimin tonë të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera përmes dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit mbi normalizimin e marrëdhënieve të tyre të ndërmjetësuara nga BE dhe mbështetjes për reformat kryesore në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE’së dhe SHBA’së. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.