GRANDEMALL

BE del me detaje të reja për takimin “urgjent” mes Kurtit e Vuçiqit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet të hënën e 21 nëntorit.

Në një komunikatë për media nga BE-ja thuhet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën do të priten në Bruksel nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Të hënën, më 21 nëntor, në Bruksel do të mbahet një takim urgjent i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Takimet do të zhvillohet fillimisht ndaras e më pas do të ketë një takim të përbashkët.

“Përfaqësuesi i Lartë do të nisë me takime të veçanta me secilin lider duke filluar nga ora 08:00, e më pas do të ketë një takim të përbashkët”, vijon njoftimi.

Takimi është një përpjekje të re e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.

“Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”.

Edhe kryeministri Kurti por edhe presidenti serb e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Hidromorava

“Kryeministri Kurti udhëton sot për në Bruksel, ndërkaq takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe z. Vuçiq është konfirmuar për nesër, ditë e hënë”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga përfaqësuesi i Lartë.

Takimi ndodh në ditën kur ishte paraparë të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale që duhet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Nga e hëna sipas vendimit pritej të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave.

Vendimi kundërshtohet nga Beogradi dhe serbët në veriun e Kosovës të cilët kanë paralajmëruar rezistencë ndaj zbatimit të tij.

Të dielën pasdite Policia e Kosovës tha se edhe nesër do të vazhdojë me paralajmërimet ndërsa nga e marta më 22 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave.

Bashkimi Evropian e ka cilësuar situatën në veriun e Kosovës më të rrezikshmen që nga viti 2013, ndërsa janë shtuar patrullimet e forcave të policisë së Misionit të EULEX-it.

Rreth 130 oficerë nga Polonia dhe Italia janë vendosur në veri për të mbështetur dhe këshilluar policinë e Kosovës në rrethanat e një boshllëku në zonë të krijuar me largimin e policëve lokal serbë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.