Fundamenti

BDI fiton Tetovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën…?

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kandidatja Teuta Arifi në një konferencë me gazetarët ka informuar se nga mbi 80 për qind e votave, ajo si kandidate dhe lista e këshilltarëve të BDI-së, udhëheq me mbi 3600 vota më shumë përballë PDSH-së në Tetovë.

Ajo ka theksuar se BDI udhëheq gati në të gjitha vendvotimet, raporton INA.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një konferencë për mediat ka theksuar se BDI ka arritur rezultat të pëlqyeshëm në këto zgjedhje, ndërsa ai njoftoi edhe fitoren e kandidatit të PDSH-së, Zijadin Sela, në Strugë.

Ai theksoi se PDSH do të tentojë që në rrethin e dytë të fitojë edhe Tetovën.

Kandidati i BDI-së në komunën e Likovës, Sadulla Duraku, ka fituar që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë. Duraku ka arritur që të sigurojë fitore përballë kandidatit të PDSH-së dhe RDK.

Ndërkohë, rezultate pozitive BDI ka shënuar edhe në Kumanovë. Sipas rezultateve të para, BDI në Kumanovë ka fituar mbi gjashtëmijë vota, PDSH rreth dymijë vota dhe RDK mbi njëmijë vota, raporton INA.

Nga votat e grumbulluara dhe të numëruara deri në këto momente, BDI-ja në raundin e parë fiton bindshëm në Dibër, Bogovinë, Zhelinë dhe në Pllasnicë, deklaroi në konferencën për shtyp, zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani.

Sipas tij, BDI-ja ka epërsi të dukshme në të gjitha vendvotimet në Tetovë, ndërsa në 70 për qind të vendvotimeve të numëruara ka epërsi bindëse në komunën e Gostivarit dhe epërsi bindëse 3 me 1 në komunën e Çairit.

“Hyjmë në raundin e dytë në epërsi në Studeniçan, në Bërvenicë, si dhe në Saraj. Presim rezultate nga Kërçova dhe nga Struga , por nga ato që janë numëruar rezulton se BDI-ja shënon fitore bindëse në zgjedhjet lokale 2013”, tha Osmani.

Ndryshe, shefi i shtabit të RDK-së, Artan Dika, ka demantuar pohimet e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmanise, se BDI ka shënuar fitore bindëse në komunën e Gostivarit.

FITORJA

“Ftojë zëdhënësin e BDI-së që të presë numërimin e votave në të gjitha vendvotimet dhe të mos manipuloj me opinionin. Deri më tani në komunën e Gostivarit janë numëruar 17 mijë e 500 vota nga të cilat 9150 i takojnë RDK-së, 6100 BDI dhe 2150 PDSH-së”, deklaroi Dika.

Ndryshe, Zëdhënësi i VRMO-DPMNE-së, Ilija Dimovski deklaroi se partia të cilës i takon ai ka shënuar fitore bindëse në shumicën e komunave në Republikën e Maqedonisë.

Ai pohoi se, VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm në Shtip, Gazi Babë, Aerodrom, Krushevë, Radovish, Vinicë, Kisela Voda, Shën Nikollë, Prilep, Manastir, Kriva Pallankë, Valandovë, Resnjë, Gjevgjeli.

“Një betejë e barabartë është duke u zhvilluar edhe në komunë Qendër të Shkupit dhe Veles. Partia jonë kryeson edhe në komunat, Butel, Ohër, Ilinden, Dojran, Kamenicë, Demir Kapi, Rosoman, Vençanë, Vasilevë, Pehçevë”, deklaroi Dimovski. /Ina/Telegrafi/

Kandidati shqiptar për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, siç mësohet jozyrtarisht, ka fituar përballë kundërkandidatit maqedonas.

Jozyrtarisht nga shtabi i BDI-së në Kërçovë kanë informuar për INA se Dehari është në epërsi përballë kandidatit maqedonas, Blagoja Despotovski.

Fitoren e kandidatit shqiptar e kanë paralajmëruar edhe mediat maqedonase. Televizioni Telma dhe disa portale maqedonase kanë shkruar para pak çasteve se maqedonasit kanë humbur Kërçovën.

“Kandidati i përbashkët i VMRO-DPMNE dhe LSDM më se e sigurt ka humbur zgjedhjet”, ka raportuar Telma, duke shtuar se përkrahësit e VMRO-DPMNE janë shpërndarë nga shtabi partiak.

Ndërkohë, në shtabin qendror të BDI akoma nuk ka rezultate zyrtare dhe se mijëra qytetarë shqiptarë janë në pritje të rezultateve preliminare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.