Eko Higjiena

BBC: Shaqiri, Xhaka e të tjerët luajnë me Zvicrën, por janë krenarisht shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sipas BBC Sport, Shaqiri, Xhaka e Behrami luajnë me Zvicrën dhe janë krenar për një gjë të tillë, mirëpo vendlindjen e tyre nuk e harrojnë asnjëherë, përkundër prejudikimeve të shumta në Zvicër për emigrantët shqiptarë.

Emri i heroit më të famshëm të historisë së Zvicrës sigurisht se është William Tell. Pas tij vjen ylli i tenisti botëror, Roger Federer.

Mirëpo, askush nuk e ka menduar se pas atyre dy emrave në listë do të vijnë emrat e emigrantëve si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka apo Admir Mehmedi, shkruan BBC Sport.

Të rritur në një vend të huaj, futbollistët shqiptarë pranuan ta përfaqësonin atë, madje krenarisht, por ata nuk duan ta harrojnë vendlindjen e tyre. Ata janë myslimanë të cilët jetojnë në një vend i cili vetëm tash vonë vendosi t’i ndalojë minaret e xhamisë.

UBT

Madje, vite më parë një parti e djathtë zvicerane filloi fushën: “Shqiptarët e Kosovës – JO”. Gjithsesi, tani të gjithë i duan ata. Ata të cilët po e përfaqësojnë denjësisht Zvicrën para gjithë botës, duke qenë heronjtë e radhës të këtij shteti. Por, një gjë është e sigurt: Ata nuk i harrojnë rrënjët e tyre.

Vetëm kohë më parë, i pyetur për prejardhjen e tij, Shaqiri u përgjigj: “Unë jam shqiptar nga Kosova”. “Unë jam një mysliman dhe kësisoj nuk i festojmë (Krishtlindjet), por motra ime e vogël ka dëshirë të ketë një pemë Krishtlindjesh dhe ne gjithmonë ia marrim një”, shtoi tutje Shaqiri.

E, BBC Sport shkruan: “Mesazhi është jashtëzakonisht i qartë: Ne jemi këtu, ne jemi zviceranë, ne jemi krenarë që luajmë me Zvicrën, por mos na kërkoni ne që ta harrojmë kulturën tonë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.