Fundamenti

BBC’, presion Januzajt për Anglinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tabloidi anglez ‘Daily Mail’, insiston se ‘BBC’ po i bën presion Adnan Januzajt për ta zgjedhur Përfaqësuesen e Anglisë. Paraprakisht, kjo e përditshme bëri një krahasim ndërmjet shkëlqimit të djaloshit kosovar dhe dështimit të “yjeve” tjerë të Unitedit si Nani, Young, Valencia e Kakawa.

“Duket e çuditshme se si kampioni i Anglisë gjen veten të varur nga talenti sporadik i një 18-vjeçari”. Kështu e nisë shkrimin tabloidi i famshëm anglez, ‘Daily Mail’, për kosovarin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Pas paraqitjes mbresëlënëse të talentit kosovar ndaj Shakhtar Donetskut në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, ata qojnë në ‘qiell’ djaloshin me prejardhje nga Istogu.

“Padyshim, Januzaj është një talent sulmues vërtetë premtues.

Ai i ngjan një lojtari tradicional të Manchester Unitedit në çdo kuptim, teknikisht i shkëlqyer, kurrë i fshehur dhe gjithmonë në kërkim të kundërsulmit”, thuhet tutje aty.

Mobi Casa

Sipas ‘Daily Mail’, Januzaj është pothuajse i vetmi te Unitedi që po i ‘thyen barrierat’ dhe po krijon raste shënimi. “Siç bëri edhe ndaj Newcastlet, Januzaj shfaqi ndaj Shakhtarit të gjithë potencialin e tij duke mbetur kështu futbollisti pothuajse i vetëm i Unitedit që ‘thyen barrierat’ dhe nxitë mundësinë e shënimit”.

‘BBC’, presion Januzajt

Sipas ‘Daily Mail’, kandidimi i Januzajt për çmimin e sportistit më të mirë të ri, ‘Young Sports Personality’ nga ana e ‘BBC’-së është në njëfarë mënyre presion ndaj kosovarit për të zgjedhur Përfaqësuesen e Anglisë. “Është e vështirë për t’i shpëtuar dyshimit se ‘BBC’ po tenton ta bindë Januzajn për të zgjedhur Anglinë, në momentin kur ai do të vendosë përfundimisht se për cilën përfaqësuese do të luajë”.
Tutje, aty u bë një krahasim ndërmjet dështimit të Luis Nanit, Ashley Youngit, Antonio Valencias e Shinji Kagawas dhe shkëlqimit të Januzaj.

“Me Valencian e Nanin të frustruar, Youngin që shpërdoroi mundësinë më të mirë dhe Kagawan që kërkon të luajë dhe nuk tregon asgjë, Januzaj po bën më të mirën në çdo rast të tij”, përfundon ‘Daily Mail’./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.