Mobi Casa

BB: 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë

/ 2 minuta lexim

Ata “nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra nëpërmes leximit. Dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar”.

Një raport i fundit i Bankës Botërore thotë se të rinjtë në Shqipëri po keqarsimohen, duke mos arritur të përvetësojnë as aftësitë minimale.

Raporti, i cili mes tjerash ka në fokus zhvillimet në tregun e punës, ka dalë me rezultatin tronditës se 57 për qind e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë, që nuk kanë aftësinë për të kuptuar dhe zbatuar njohuritë e marra nëpërmes leximit.

Thënë më ndryshe, këta janë persona që dinë të lexojnë, por nuk kuptojnë se çfarë kanë lexuar.

Rezultatet e raportit që bazohet në testet e “Pizës” tregojnë se kjo është një nga normat më të larta të analfabetizmit funksional në gjithë rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke lënë pas vetëm 3 vende, Kirgistanin, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Në Ballkan, Shqipëria mban rekordin negativ sa i përket arsimimit, transmetojnë mediat e Tiranës.

KKGJILAN

Shifrat tregojnë se arsimi në Shqipëri është i keqfinancuar në raport me vendet e tjera, të paktën në pjesën publike.

Në vitin 2010 fondet e buxhetit për arsimin ndaj Prodhimit Kombëtar ishin gati dy herë më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërkohë që vitet e fundit sistemi arsimor është përballur me ndryshime të panumërta ligjore, të cilat shpesh përmbysin njëra-tjetrën.

Por, përtej shkaqeve, rezultatet e raportit tregojnë se Shqipëria ka një problem jo të vogël, i cili përveç kostove të mëdha sociale, dëmton edhe perspektivën e ekonomisë.

Shumica e të rinjve të paarsimuar kanë më pak gjasa të gjejnë një punë dhe përveçse nuk kontribuojnë në rritjen ekonomike, shndërrohen në barrë për buxhetin e shtetit.

Në kushtet e një tregu pune, gjithmonë e më shumë konkurrues dhe teknologjisë që zhvillohet me shpejtësi, kostot e kqija të arsimit janë edhe më të larta. (albinfo)