ARKATANA

Baza e ushtrisë serbe “Jug” do ta kufizojë lirinë në Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, ka përkujtuar se Qeveria e Serbisë ka marrë vendimin për hartimin e planit të hapësirës me dedikim të veçantë të qendrës rajonale për trajnimin e njësive për operacione shumëkombëshe e cila përfshin rajonet e Vranjës e të Bujanocit, dhe siç njofton “Politika” e Beogradit, në këtë Parlament, ai ka pyetur se si do të ndikojë kjo në militarizmin mëtejmë të këtij rajonin, transmeton Koha net.

Kamberi ka thënë se “caqe të posaçme përfshijnë, ndër të tjera, edhe sigurimin e kushteve hapësinore për ndërtimin, pajisjet dhe funksionimin e objektive në shërbim të vendimeve, integrimeve të objekteve dhe aktiviteteve në kuadër të bazës “Jug” në rrethinë si dhe në realizimin e kushteve për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të pozitës së Serbisë në angazhimet e operacioneve paqësore.

Mobi Casa

Ai ka pyetur: Sa do të ndikojë realizimi i këtij vendimi në jetën e përditshme të qytetarëve të komunës së Bujanocit, në të drejtat e tyre, në lirinë e lëvizjes, në shfrytëzimin e pasurisë së tyre të luajtshme e të paluajtshme dhe se a do të vlejë për këtë zonë regjim i posaçëm i lëvizjes, përkatësisht, a do të detyrohen qytetarët të kenë leje të posaçme për t’u qasur në patundshmëritë e veta dhe se a është njoftuar administrata lokale e Bujanocit me këtë vendim?